Përdorimi i internetit në 12 muajt e fundit si përqindje e individëve
Përdorimi i fundit i internetit: në 12 muajt e fundit si përqindje e individëve është prezantuar nga baza e të dhënave të Eurostat dhe Kosovës, ku theksohet se përdorimi i internetit i 97% të individëve në majë të rradhitjeve të shteteve Evropiane, rradhiten si shtetet më të zhvilluara në Evropë.
Blerjet online në 12 muajt e fundit si % e individëve që kanë përdorur internetit brenda vitit të kaluar
Ne kemi paraqitur treguesit e blerjes të fundit online në 3 muajt e fundit si përqindje e përdoruesve të internetit, si të rëndësishme për treguesit e fundit që janë llogaritur si përqindje e blerjeve online në tre muajt e fundit. Kosova ka përqindjen më të lartë të përdoruesve të internetit që kanë bërë blerje online në tre muajt e fundit.
Sa shpesh blerësit elektronik blejnë online?
Kur flasim për frekuencën e blerjeve online, qytetarët në tregjet e CEFTA-s kanë blerë më së shumti 1 ose 2 herë në tre muajt e fundit, sidomos në Maqedoninë e Veriut. Më së shpeshti ose 3 deri në 5 herë blerje online në 3 muajt e fundit bëhen nga qytetarët e Kosovës. Si përqindje e individëve që kanë përdorur internetin në vitin e fundit, 6 deri në 10 herë është shumë rralë në tregjet e CEFTA-s.
Sa shpenzojnë blerësit elektronik online?
Qytetarët në tregjet e CEFTA-s kryesisht bëjnë porosi oline në vlerë më të ulët se 50 EURO. Në mes të tregjeve të CEFTA-s, blerësit elektronik në Malin e Zi kanë përqindjen më të lartë të blerësve që bëjnë porosi elektronike në vlerë ndërmjet 100 dhe 499 EURO, krahasuar me tregjet tjera. Tregjet online (3 muaj) për vlerë ndërmjet 500 dhe 999 EURO si përqindje e individëve të cilët blejnë online në 3 muajt e fundit janë më të ulëta në shtetet e CEFTA-s.
Prej ku blejnë ato?
Blerjet online (3 muaj) bëhen kryesisht nga shitësit nacional, sidomos në Kosovë ku shitësit janë pothuajse të gjithë nacional (98%). Nga shitësit e shteteve tjera të BE, përqindja më e lartë e individëve që kanë blerë online në 3 muajt e fundit është bërë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Blerjet online (3 muaj): nga shitësit e pjesës tjetër të botës (shtetet që nuk janë në BE) si një përqindje e individëve që kanë blerë online në 3 muajt e fundit. Blerjet online (3 muaj): nga shitësit e shteteve të panjohura si përqindje e individëve që kanë blerë online në 3 muajt e fundit është e ulët me përqindjen më të lartë (6%) në Bosnjë dhe Hercegovinë.