Aktivitetet në internet

Të dhënat e fundit në dispozicion janë nga viti 2020. Në këtë analizë tregjet e përfshira të CEFTA-s janë Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia (Moldavia nuk është përfshirë në bazën e të dhënave, dhe Shqipëria nuk ka të dhëna për vitet e fundit). Si qytetarët e shteteve të CEFTA-s përdorin internetin dhe çfarë aktivitete ata kryejnë derisa janë online është prezantuar në bazën e të dhënave të Eurostat: individët – aktivitetet në internet [isoc_ci_ac_i]. Ajo që është karakteristike për të dhënat e disponueshme është se të gjithë 5 shtetet kryesisht përdorin internetin për telefonata dhe pjesëmarrje në rrjetet sociale. Qytetarët e shteteve të CEFTA-s (të dhëna të disponueshme për 5 shtete) kryesisht përdorin internetin për telefonata ose video thirrje: porosi të shpejta, dmth shkëmbim të porosive, për shembull, përmes Skype, Messenger, WhatsApp, Viber; pjesëmarrje në rrjetet sociale (krijimi i profilit të përdoruesit, postimi i porosive apo kontributet tjera në Facebook, Twitter, etj.) si një përqindje e individëve që përdorin internetin në 3 muajt e fundit dhe janë në majë të rradhitjes në shtetet Evropiane. Kosova është në majë, pastaj vijojnë Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ata gjithashtu përdorin përqindje të lartë të internetit për leximin online të faqeve të lajmeve/gazetave/revistave të lajmeve; dëgjimi i muzikës: lojërat ose shkarkimi i lojërave si një përqindje e individëve të cilët kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit dhe Kosovë ka përqindjen më të lartë.

Përdorimi i internetit për gjetjen e informatave për mallrat dhe shërbimet si një përqindje e përdoruesve të internetit është më i lartë në Kosovë dhe Serbi në lidhje me përqindjen e blerësve elektronik. Përqindja e individëve të cilat kanë përdorur internetin në tre muajt e fundit për të kërkuar informata të shëndetit është më lartë në Serbi, duke vijuar me Kosovën, por për dërgimin/pranimin e porosive elektronike në Kosovë, përqindja më e ulët e përdoruesve të internetit e bën këtë aktivitetet në internet. Kur flasim për aktivitetet që lidhen me tregtinë elektronike si shitja e mallrave dhe shërbimeve dhe bankimi në internet, përqindja e individëve që kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit për këto aktivitete është shumë e ulët në të gjithë shtetet e vëzhguara të CEFTA-s. Duket se ka një lidhje të anasjelltë dhe shtetet me përqindjen me të ulët të internetit e përdorin për rrjetëzim social dhe kjo përbën përqindjen më të lartë të përdorimit të internetit për shitjen e mallrave dhe bankimin në internet, Bosnja dhe Hercegovina në shitjen e mallrave dhe shërbimeve, dhe Serbia në bankimin në internet.
Përdorimi i internetit: dërgimi/pranimi i porosive elektronike, telefonatat ose video thirrjet, pjesëmarrja në rrjetet sociale (krijimi i profilit të përdoruesit, postimi i porosive apo kontributet tjera në Facebook, Twitter, etj.), porositë e shpejta, dmth shkëmbimi i porosive, për shembull, përmes Skype, Messenger, WhatsApp, Viber si një përqindje e individëve që kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit.
Përdorimi i internetit: gjetja e informatave për mallrat dhe shërbimet, leximi faqeve online të lajmeve/gazetat/revistat e lajmeve si një përqindje e individëve që kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit, ndarja ose publikimi i videove të krijuara vetë, fotografitë, muzika, teksti, etj në një faqe të internet apo përmes një aplikacioni, dëgjimi i muzikës si një përqindje e individëve që kanë përdorur internetit në 3 muajt e fundit.
Përdorimi i internetit: shikimi i televizionit të transmetuar përmes internetit të transmetuar në Televizion (drejtëpërdrejtë ose në linjë) nga transmetuesit e televizionit, shikimi i videove me kërkësë nga shërbimet komerciale, shikimi i përmbajtjeve të videove nga shërbimet e ndarjes, lojërat ose shkarkimi i lojërave si një përqindje e individëve që kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit.
Përdorimi i internetit: kërkimi i informatave për shëndetin, caktimi i një takimi me praktikuesin e mjekësisë përmes faqes të internetit, material për mësim online si një përqindje e individëve që kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit.
Përdorimi i internetit: shitja e mallrave dhe shërbimeve, bankimi në internet si një përqindje e individëve që kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit.
* Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KS dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.